Lajme

Të nderuar bashkëqytetarë,

Sot ishte një ditë e madhe dhe historike për komunën e Zhelinës!

Sot, patëm rastin e hapjes së një fabrike ndër më të mëdhatë në Maqedoni dhe e vetmja e këtij lloji në Ballkan, ku mysafir në komunën tonë e patëm Kryeministrin e Maqedonisë z.Zoran Zaev.

Posaçërisht jemi të nderuar për faktin se kjo është hera e parë që Kryeministri i shtetit e viziton Komunën e Zhelinës.

Vlen të theksohet që ky investim grandioz kapital në Komunën e Zhelinës vjen si pasojë e vullnetit tonë dhe punës së palodhshme në drejtim të lehtësimit dhe rritjes së efikasitetit të komunës për të qenë në shërbim të thithjes së investimeve për të krijuar kushte dhe mirëqenie më të mirë për Ju qytetarët e tanë të dashur. Bisedohet për reciklim dhe prodhim të gomave plastike. Në fazën e parë parashihen 100 punësime, kurse në fazën finale 600 punësime, të cilët do jenë banorë të komunës së Zhelinës.

Që në ditën e marrjes së mandatit kemi premtuar se do të ndërtojmë një partneritet strategjik me sektorin e biznesit, gjë të cilën sot edhe po e dëshmojmë.

Vizita e kryeministrit sot është një motivim dhe mbështetje shtesë për ne në përpjekjet tona për të mundësuar shërbime sa më cilësore për qytetarët tanë.

I juaji,

Kryetari i Komunës së Zhelinës,
Blerim Sejdiu

Comments are closed.

Close Search Window