Lajme

F T E S Ë

Të nderuar bashkëqytetar dhe ju mërgimtarët tanë të dashur,

Komuna e Zhelinës Ju fton të merrni pjesë në Festivalin e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, i cili do të mbahet prej datës 18 – 22 korrik 2018, në Zhelinë.

Ceremonia e hapjes së Festivalit do të bëhet më 18 korrik, në orën 18.00, në stadiumin e Zhelinës.

Programi i Festivalit do të hapet me Panairin e madh të trashëgimisë me mater6iale e vlera burimore, ku do të marrin pjesë të gjitha fshatrat e Komunës së Zhelinës. Në kuadër të programit do të organizohen takime me intelektualët dhe mërgimtarët, koncerte të ndryshme të Shoqatave kulturore artistike, maratona e leximit, ekspozita me fotografi artistike të fshatrave të Komunës dhe aktivitete të tjera të përfshira nga fusha e artit, kulturës, sportit dhe lojrave popullore.
Festivalin e organizon Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me Shoqatën për Arsim dhe Kulturë “Adrion”.

Mirësevini!

Comments are closed.

Close Search Window