Lajme, Njoftime

Sot, u përmbyll me sukses edhe sesioni i dytë në kuadër të Forumeve në bashkësi, si model i pjesëmarrjes qytetare participative.
Forumi është pjesë e aktiviteteve të projektit 
“Fuqizimi i këshillave komunale” .

Sesioni i dytë filloi me shqyrtimin e seancës paraprake dhe u prezantuan kriteret për zgjedhjen e propozim-projekteve. Grupet punuese prezantuan koncept-idetë, dhe pas diskutimit të hapur pjesëmarrësit vlerësuan projektet që do të kalojnë në fazën e tretë të forumit.

Falënderojmë grupet punuese për mbështetjen dhe rekomandimet, të cilët kontriubojnë me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve në komunitet.

Comments are closed.

Close Search Window