Ju njoftojmë se rruga regjionale që kalon në territorin e komunës së Zhelinës (Saraj-Grupcin-Zhelinë) do të nisë të rikonstruohet (asfaltohet) kah fundi i këtij viti.
Pasi kjo rrugë është e demoluar krejtësisht dhe ju pengon qarkullimit të qytetarëve tanë, ne në bashkëpunim me Ndërmarrjen publike ‘Rrugët e Maqedonisë’, arritëm marrëveshje, që fillimisht të nisin punimet e sanimit të të gjitha gropave të rrugës regjionale, duke filluar nga Zhelina e deri në Grupçin, e pas disa muajve të asfaltohet tërësisht kjo rrugë.
Ju faleminderit që patët durim!
Gjithmonë në shërbim të qytetarëve!