Lajme, Njoftime

Realizojmë projektet e fituara nga granti i fituar nga Banka Botërore, përmes Ministrisë së financave.

Sot, Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, bashkarisht me zv. Ministren e Financave, znj.Shyrete Elezi, në terren vëshguan punimet e shkollës fillore “Fan Noli” në Pallaticë, si dhe punimet e rekonstruimit të rrugës së fsh.Grupçin.

Bisedohet për tre Projektet e fituara nga Banka Botëtore, dhe të aprovuara nga Keshilli i komunës së Zhelinës në muajn Shkurt 2018, dhe të nënshkruara nga Kryetari i komunës dhe Ministri i Financave në muajn Shtator 2018, edhe atë:
1. Rikonstruimi i shkolles fillore “Fan Noli” fsh. Pallaticë;
2. Rekonstruimi i rrugës së fsh.Grupçin;
3. Rekonstruimi i rrugës së fsh.Novosellë,
të implementuara nga Programi MSIP2 pranë Ministrisë së Financave, me vlerë prej 24.300.000 denarë, ku Komuna e Zhelinë është kofinancues me 10% nga vlera totale.

Me këto projekte kapitale drejtëpërdrejtë përmirësohen kushtet e qytetarëve të komunës së Zhelinës, respektivisht nxënësve dhe arsimtarëve tanë.

Vazhdojmë më tej!

Komuna e Zhelinës

Comments are closed.

Close Search Window