30/11/2019| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Sot, nga oborri i Komunës së Zhelinës drejtë Shqipërisë, u nis edhe kamioni i ngarkuar me materiale ushqimore, batanije dhe veshmbathje të destinuara për familjet e prekura nga tërmeti.
Një falenderim pa masë ndaj të gjithë atyre që ndihmuan dhe ndanë nga pjesa e tyre për t’i dhënë tjetrit që sot ka nevojë.
Falenderues dhe mirënjohës edhe ndaj imamëve të xhamive në Komunën tonë, bashkësive lokale dhe afaristëve që ndihmuan.
Falenderim i veçantë ndaj Hajrulla Ibishi që vullnetarisht dhe pa kompensim bën transportin e materialeve nga Zhelina deri në Shqipëri.
Mirënjohës edhe ndaj stafit të komunës dhe NPK, që disa ditë me rradhë, deri në orët e vona të natës kanë qëndruar në komunë, për t’i pranuar materialet e donuara nga ana e qytetarëve.
Ju jeni shembulli që n’a bëni krenarë të gjithëve!
Zoti ju Bekoftë!
Last modified: 02/12/2019
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut