Lajme, Njoftime

Në përputhje me rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, për masa preventive dhe mbrojtje nga virusi COVID-19 (virusi Korona), të publikuara më datë 12.03.2020, punët e zakonshme me qytetarët të cilët parashtrojnë kërkesa për dokumentacione përkatëse deri tek administrata komunale, DO TË KUFIZOHEN NË NIVEL MINIMAL DHE DO TË SHQYRTOHEN VETËM KËRKESAT URGJENTE, për t’ju shmangur kontaktit fizik si masë parandaluese kundrejt kësaj sëmundje infektuese.

Luten qytetarër të tregojnë kujdes, në mënyrë të diciplinuar të zbatojnë këshillat e autoriteteve shëndetësore. Njëkohësisht, bëjmë thirrje deri tek qytetarët,që në rast nevoje, të shfrytëzojnë platformën digjitale, respektivisht të na kontaktoni në formë elektronike përmes kontakt të dhënave të mëposhtme:

KOMUNA E ZHELINËS
Tel. (044) 378-030
Faks: (044) 378-040
e-mail: komunazh@gmail.com

Komuna e Zhelinës,
Zyra për informim

Comments are closed.

Close Search Window