19/05/2020| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Të nderuar qytetarë,Zhvilluam seancën e 40-të të Këshillit të komunës së Zhelinës, kësaj rradhe ‘online’ duke respektuar rekomandimet e Qeverisë.
Shqyrtuam Projektin për ndërtimin e objektit të shkollës fillore në vendbanimin #Cerovë, ku ne si Komunë do të financojmë me 50% të mjeteve dhe me 50% Banka Botërore.
Vlen të përmendet se këtë projekt e përkrahën unanimisht të gjithë këshilltarët tanë. Vlen të theksojmë poashtu se, këto mjete i miratohen Komunës së Zhelinës si bonus për menaxhimin dhe realizimin me sukses të projekteve të fituara nga Banka Botërore.Edhe Cerova me shkollë të re!
KOMUNA E ZHELINËS
Last modified: 19/05/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut