04/09/2020| Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Nisin punimet e asfaltimit të rrugës regjionale “Karpallëk – Grupçin – Zhelinë”, me gjatësi 16 km.
Ashtu siç paralajmëruam në një deklaratë të përbashkët me drejtorin e NP “Rrugët shtetërore” të Maqedonisë, z.Kitanov, për fillimin e punimeve të rikonstruimit/asfaltimit të rrugës së vjetër regjionale ‘Karpallëk – Zhelinë’, sot edhe zyrtarisht ishim në terren bashkë me realizuesin dhe përfaqësues të tjerë të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, për të inspektuar ecurinë e punimve të kësaj rruge. Më gëzon fakti që ky projekt përfundimisht po realizohet, ashtu siç kam insistuar vazhdimisht që të rregullohet kjo rrugë ngaqë është një rrugë mjaft e frekuentuar nga qytetarë, nëpunës shtetëror/administrativ, dhe e njëjta ishte mjaft e dëmtuar.
Apelojmë deri tek qytetarët që të reduktojnë lëvizjen apo qarkullimin e automjeteve këtyre ditëve për të mos penguar punimet në terren, deri në rregullimin e plotë të kësaj rruge.
Last modified: 04/09/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut