Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Sfidat rreth zhvillimit të procesit arsimor në prag të vitit të ri akademik 2020/21, krijimi i kushteve për riorganizim hapësinor të shkollave, aplikimi i masave higjienike në ambientet shkollore dhe shumë çështje të tjera ishin temë e diskutimeve gjatë takimit të sotëm me Ministreshën e re të Arsimit dhe Shkencës, zonjën Мила Царовска.

Pandemia krijoi një dinamikë të re të zhvillimit të proceseve dhe si rrjedhojë u shtrua nevoja për riorganizim të procesit arsimor, i cili pritet të fillojë më 1 tetor, si proces i rregullt për disa grupmosha dhe në formë të mësimit në distancë për grupmoshat tjera.

Gjatë fjalimit tim, porosita Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që në bashkëpunim me Minisrinë e Shëndetësisë të krijohen kushte tekniko-higjienike në shkollat fillore, me qëllim që të tregojmë kujdes për ruajtjen e shëndetit të vogëlushëve filloristë. Kërkova që Ministria e Shëndetësisë të mbikqyrë shkollat nëse respektohen ose jo masat e caktuara për ruajtjen e shëndetit të nxënësve.

Ja disa nga masat udhëzuese që ka ndërmarrë Ministria e Arsimit dhe Shkencës në këtë drejtim:

1. Nuk lejohet që në një klasë të ketë më shumë se 20 nxënës;

2. Në rast të numrit më të lartë të nxënësve në një klasë, mësimi do të zhvillohet online;

3. Çdo shkollë duhet t’i plotësojë kushtet për aplikimin e masave higjienike për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor (për këtë drejtoritë në formë të shkruar janë të njoftuara përmes komunës);

4. Mjetet dezinfektuese të hapësirave shkollore, çdo shkollë do të duhet t’i mbulojë nga buxheti vetanak;

5. Këtë vit të ri shkollor, Ministria e Arsimit do te shtojë për 3% bllok dotacionet në arsim, që d.m.th shkollat do të kenë më shumë mjete se vitin e kaluar.

6. Çdo shkollë do duhet të posedojë mjet për matjen e temperaturës së nxënësve dhe arsimtarëve, çdo ditë pune.

Comments are closed.

Close Search Window