Lajme, Njoftime

Projekti “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i githëpërfshirë”, realizohet përmes Fondacionit për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” bashkë me partnerët e vet, Shoqata për Promovim dhe Zhvillim të Shoqërisë Gjithpërfshirëse “Inkluziva” dhe Shoqata për Ofrim të Shërbimeve Personave me Aftësi të Kufizuara “Hendimak”.
Projekti mbështetet nga Ministria për Arsim dhe Shkencë dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian.
Ky projekt ka për qëllim të sigurojë përfshirje të plotë dhe të barabartë të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Në kuadër të këtij projekti do të ndahen bursa për nxënësit me aftësi të kufizuara të cilët në vitin shkollor 2020/2021 do të regjistrohen në klasën e parë ose do të vazhdojnë shkollimin e tyre në klasën e dytë.
Qëllimi i këtyre bursave është të mbështesin familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara në tejkalimin e kostove që lidhen me arsimimin e tyre, materiale shkollore, pajisje të specializuara, aktivitete jashtëshkollore, asistentë për ndihme/arsim, harxhime për terapi, harxhime transporti dhe nevoja tjera specifike të ngjashme, dhe në të njëjtën kohë të mbështesë vendimin për regjistrimin proaktiv dhe të intensifikuar të nxënësve me aftësi të kufizuara në shkollat ​​e rregullta.
Këtë vit, bursa do t’u ndahen gjithsej 300 nxënësve.
Shuma e bursës mujore është 50 EUR në kundërvlerë të denarit. Ndarja e bursave do të varet nga kohëzgjatja e vitit shkollor sipas rekomandimeve nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit.
Për informata më të detajuara klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.stepbystep.org.mk/mk/novosti-i-nastani/shpallje-per-ndarjen-e-bursave-per-femijet-me-aftesi-te-kufizuara-688

Me respekt,

Komuna e Zhelinës,

Zyra për Informim

Comments are closed.

Close Search Window