23/09/2020| Arsim, Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Komuna e Zhelinës organizoi forumin e fundit në bashkësi, për të prezantuar para qytetarëve të komunës së Zhelinës realizimin e projektit Rikonstruimi i sh.f. “Rametulla Ameti”- Çiflik i cili u financua nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim SDC, në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillit komunal”, realizuar nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara UNDP.
Me organizimin e forumeve kontribuojmë në rritjen e transparencës, llogaridhënies, informimit dhe inkuadrimit të qytetarëve, për avancimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe komunës së Zhelinës.
Të gjitha aktivitetet për realizimin e projektit, Rikonstruimi i sh.f.k “Rametulla Ameti” – në fshatin Çiflik kanë përfunduar që nga data 31 Gusht 2020, në kornizën kohore të paraparë nga donatori, e cila u respektua nga Komuna e Zhelinës për të përfunduar të gjitha punët e planifikuara.
Buxheti i përgjithshëm i projektit ishte me vlerë prej 3.233.527 denarë, prej të cilave 2.700.000.00 denarë donacion prej SDC-UNDP dhe 532.572 denarë ko-financim nga Komuna e Zhelinës.
Në këtë rikonstruim janë të përfshira:
Last modified: 01/03/2021
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut