30/09/2020| Arsim, Fotogaleri, Lajme, Njoftime
Për herë të parë që nga themelimi, bëhet rikonstuimi i sh.f. “Rametulla Ameti” në fshatin Çiflik.
Duke parë që nxënësit e këtij fshati ballafaqoheshin me kushte të vështira, në një objekt i cili ishte ndërtuar gjatë periudhës së viteve 1993-1994, u përcaktuam që fokusi ynë të jetë përmirësimi i kushteve në këtë shkollë.
Që atëherë nuk ka pasur ndonjë intervenim rrënjësor, përveç se një intervenim i vogël në periudhën gjatë vitit 2011/12, vetëm se në pjesën e ndërrimit të dritareve. Shkolla ka qenë në gjendje të mjerueshme, sidomos në pjesën e nyjeve sanitare, përfshirë edhe mungesën e hapësirës për zyrat e personelit ( pedagogut dhe sekretarit).
Me realizimin e këtij projekti, kjo shkollë morri një pamje krejtësisht të re.
Nxënësit e kësaj shkolle do të fillojnë vitin shkollor në një ambient me kushte të përshtatshme për mësim.
Le ta gëzojnë gjeneratat në vëzhdim! Suksese në vitin e ri shkollor!
Realizimi i këtij projekti është mundësuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim – SDC, në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillit komunal”, realizuar nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara -UNDP.
Last modified: 01/03/2021
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut