Arsim, Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Krahas investimeve tjera që po realizohen këtë vit, veçanërisht në përmirësimin e infrastrukturës arsimore, me kënaqësi sot shpalosëm edhe një projekt prioritar që i dedikohet rikonstruimit të shkollës qëndrore ”Pashko Vasa” në fshatin Grupçin. Kjo shkollë është rindërtuar në vitin 1963, ndërkaq intervenimi i fundit në këtë shkollë është realizuar në vitin 2016, edhe atë është bërë pjesërisht vetëm instalimi i nxemjes qëndrore.

Në përpjekje për të rregulluar kushtet në mjediset e shkollave, Komuna e Zhelinës fitoi projektin e shpallur në janar të vitit 2020, projekt ky i cili realizohet në kuadër të programit për zvogëlimin e ndotjes së ajrit për vitin 2020- programi i efikasitetit energjetik, ndërkaq mjetet janë të siguruara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut- Sekretariati i përgjithshëm.

Realizojmë ndërhyrje cilësore për përmirësimin e infrastrukturës së shkollave , pikërisht për këtë qëllim në shkollën “Pashko Vasa” do të bëhet rekonstruimi i fasadës me izolim termik me vlerë prej 1.200.000 denarë, ndërkaq kompania kontraktuese e cila do të realizojë projektin në fjalë është DON HAUS DOOEL– Shkup.

Comments are closed.

Close Search Window