Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999 caktoi 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke bërë thirrje që të gjithë vendet e botës të luftojnë këtë akt padrejtësie dhe të ndërmarrin aktivitete të ndryshme për sensibilizimin e opinionit.
Në prag të kësaj dite, Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendës Presidenti i BE, Josep Borrell u shpreh se: “Dhuna ndaj grave dhe vajzave është shkelje e të drejtave njerëzore, dhe si e tillë nuk ka vend në Bashkimin Evropian, apo dikund tjetër në botë”.
Një rritje alarmante e numrit të viktimave është shënuar gjatë periudhës së pandemisë-Covid 19, si pasojë e izolimit. Vendi ynë duhet të vazhdojë me betejën kundër këtij akti të shëmtuar, të gjithë ne duhet të luftojmë këtë padrejtësi, sepse për gratë tona, motrat tona e nënat tona, shtëpia duhet të jetë një vend i sigurtë, dhe jo të jetojnë të nënçmuara e të durojnë dhunën në heshtje.
MOS HESHT!
Thuaj STOP dhunës ndaj grave, u dilni në krah atëherë kur kanë nevojë më së shumti, le të dënohet çdo formë e dhunës familjare!
Last modified: 25/11/2020
KOMUNA E ZHELINËS
Tel. +389 (0) 44 378 030
Viber / WhatsApp: +389 (0) 71 243 497
E-mail: info@zhelina.gov.mk & komunazh@gmail.com
Orari: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Rr: 104, Nr: 14, Zhelinë, 1216
Republika e Maqedonisë së Veriut