Arsim, Fotogaleri, Lajme, Njoftime

Të nderuar bashkëqytetarë të Komunës së Zhelinës,
Të nderuar banorë të fshatit Cerovë,
Sot, për hirë të 28 Nëntorit – Ditës e Flamurit Kombëtar, realizojmë premtimin e dhënë para jush, duke hedhur gurthemelin e objektit të ri të kësaj shkolle, bashkë me banorët e Cerovës, drejtorin e shkollës “Pashko Vasa, kryetarin e Këshillit Komunal, kryetarin e bashkësisë lokale dhe arsimtarë të kësaj shkolle.
Jam i nderuar dhe gëzuar që erdhi dita, të ndërtojmë shkollën e re për shtyllën më të vyer të shoqërisë sonë, pra për nxënësit tanë.
Fjala është për një shkollë e cila ishte e ndërtuar viteve të ’70-ta dhe prej atëherë nuk ishte e rinovuar.
Ndërtimi i shkollës është projektuar dhe fituar nga Komuna e Zhelinës, përmes Ministrisë së Financave deri te Banka Botërore e cila do të investojë me 11.000.000 denarë kurse Komuna e Zhelinës do të kofinancojë me 4.350.000 denarë.
Objekti i shkollës do të përfshijë sistem të nxehjes peleti, kotlarë të veçantë të nxehjes, zyra të veçanta për arsimtarët, nyje sanitare moderne, dritare dhe dyer të reja, si dhe izolim (fasadim) me efikasitet energjetik.
Ju faleminderit që patët durim!
Ta gëzoni!
Komuna e Zhelinës

https://www.facebook.com/tvpollogu/videos/2176798879116762

Comments are closed.

Close Search Window